Ballina Bota

VJENË – Schallenberg kancelari i ri i Austrisë

VJENË, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Ish-ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg u betua sot si kancelari i ri i Austrisë, dy ditë pasi Sebastian Kurz dha dorëheqjen përballë një hetimi për korrupsion.

Ndërkohë, Michael Linhart mori postin e ministrit të Jashtëm të vendit.

Schallenberg dhe Linhart u betuan sot përpara presidentit të vendit, Alexander ven der Bellen.

Schallenberg është kancelari i gjashtëmbëdhjetë që nga periudha e pasluftës deri sot.

Pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Sebastian Kurz, për shkak të skandalit të sondazheve, ai do të drejtojë qeverinë mes OeVP dhe të gjelbërve.

Linhart, 63 vjeç, ka lindur në Ankara, sepse babai i tij ishte diplomat. Gjatë karrierës së tij të gjatë Michael Linhart ka mbajtur role të ndryshme të rëndësishme jashtë vendit.

Nga viti 2018 ai ishte ambasador në Paris./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaratona e Tiranës, atletë e sportistë nga 20 vende të botës
Artikulli tjetërIntegrimi evropian, në krye të prioriteteve të Kuvendit