Ballina Bota

GJERMANI – CDU zgjedh bordin e ri të partisë

BERLIN, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Pas prezantimit më të keq në zgjedhjet e fundit parlamentare, Unioni kristiandemokratik (CDU) i qendrës së djathtë në Gjermani njoftoi sot planet për të zgjedhur një bord të ri, në një konferencë të veçantë partie.

Duke bërë njoftimin, Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, tha se e kuptonte “zhgënjimin dhe zemërimin” e anëtarëve që nuk kishin arritur të hynin në Bundestag, pavarësisht një fushate të angazhuar zgjedhore.

Armin Laschet, kandidati i CDU-së për kancelar në zgjedhjet e muajit të kaluar, njoftoi synimin e tij për të mbikëqyrur hapat e ardhshëm të partisë, para se të japë dorëheqjen.

Sidoqoftë, ai nuk dha një datë për largimin e tij nga udhëheqja e partisë.

Kandidatët për të udhëhequr partinë në të ardhmen përfshijnë ish-udhëheqësin e Bundestag-ut të CDU-së, Friedrich Merz, konservatorin social, ministrin aktual të shëndetësisë, Jens Spahn dhe ekspertin e politikës së jashtme, Norbert Roettgen./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjerim i Këshillit të Bashkëpunimit dhe Partneritetit, Xhaçka pret ministren britanike për Evropën
Artikulli tjetërTeknologjitë digjitale transformojnë bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit