Ballina Bota

TEL AVIV – Merkel: Siguria e Izraelit temë qendrore për çdo qeveri gjermane

TEL AVIV, 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Siguria e Izraelit do të jetë gjithmonë me rëndësi  të veçantë, një temë përcaktuese e çdo qeverie gjermane, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, në një takim në Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.

Kancelarja Angela Merkel, e cila që nga dita e djeshme është në Izrael në një vizitë lamtumire, në fund të mandatit të saj, duhej të vinte në vend gushtin e kaluar, por udhëtimi u anulua më vonë për shkak të situatës së krijuar me tërheqjen amerikane nga Afganistani.

Merkel u ftua nga Bennett për të marrë pjesë edhe në takimin e sotëm të qeverisë izraelite.

“Ndonjëherë udhëheqësit krijojnë diferencën e madhe dhe unë mendoj se lidershipi juaj ka hedhur themelet për një angazhim të vazhdueshëm të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”, deklaroi Bennet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakResurset bujqësore e natyrore në Fishtë, potencial për zhvillimin e agroturizmit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 11 tetor 2021