Ballina Ekonomi

Pronësia intelektuale, Shqipëria pjesë e WIPO LEX Judgement

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) si dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin WIPO LEX Judgement, ku Republika e Shqipërisë bëhet pjesë.

Marrëveshja e nënshkrua nga drejtoresha e DPPI-së, Ledina Beqiraj si dhe kreu i WIPO, Marco Aleman.

Kjo marrëveshje është tripalëshe, e nënshkruar si fillim në Tiranë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Shkollës së Magjistraturës, përfaqësuar nga drejtori i shkollës, Arben Rakipi.

WIPO Lex është një platformë digjitale të dhënash në të cilën ofrohen informacione ligjore falas mbi pronësinë intelektuale nga e gjithë bota.

Baza e të dhënave WIPO Lex është e organizuar në 3 koleksione, të përbërë nga ligjet dhe rregulloret e secilit shtet anëtar ose marrëveshje dypalëshe, traktatet e administruara nga WIPO, traktatet e lidhura me IP, vendime mbi IP dhe përfaqëson burimin kryesor ndërkombëtar mbi legjislacionin e pronësisë intelektuale.

Lidhur me monitorimin dhe inteligjencën teknologjike, kjo database, e cila ofron rreth 49 mijë dokumente, është thelbësore për të ndihmuar në kuptimin e kuadrit ligjor dhe rregullator që prek regjistrat e pronësisë intelektuale në të gjithë botën.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: Ligji i BE-së ka përparësi mbi të drejtën kombëtare
Artikulli tjetërSHBA -Rritja e vendeve të punës në rënie