STAMBOLL, 7 tetor /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 16-të të sezonit që do të zhvillohet në Turqi.
Xhirot e para stërvitore të kësaj etape që do të zhvillohet në “Intercity Istanbul Park”, do të mbahen në orën 12:30. Ndërsa do të mbahet edhe raundi i dytë në orën 14:00.
Pilotët më 9 tetor të shtunën do të dalin në pistë në orën 11:00 për stërvitjen e tretë. Në të njëjtën ditë, në orën 14:00, do të zhvillohen xhirot për renditjen.
Gara do të mbahet të dielën më 10 tetor, në orën 14:00, në pistën 5,3 kilometra me 58 xhiro./ /os/












