TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordoi Beqir Kollçakut, certifikatë për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita te veçanta, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Me rastin e mbushjes se moshës për pension pleqërie, drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar Kollçakun, me certifikatë për shërbime të dalluara, të cilën ia ka dorëzuar në një ceremoni, drejtori i Antiterrorit Gledis Nano.
Kollçaku ka shërbyer me përkushtim dhe ndershmëri në Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, si edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për një periudhë prej 46 vitesh, së fundmi në shërbimet mbështetëse në Drejtorinë e Antiterrorit.
Pas marrjes së certifikatës, Kollçaku ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorin e Antiterrorit, për vlerësimin.
“Gjatë viteve të punës jam përpjekur të japë një model sa më të mirë, duke bashkëpunuar me kolegët, në të gjitha detyrat që kam kryer”, – tha Kollçaku.
/k.s/j.p/r.e/













