Ballina Bota

GJENEVË – OBT: Rimëkëmbja e tregtisë globale tejkalon pritshmëritë

GJENEVË, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Tregtia globale e mallrave ka marrë vrull dhe ka kaluar kulmin e saj të para pandemisë, pavarësisht çështjeve të furnizimit, tha sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), por fuqia e rimëkëmbjes varet nga qasja në vaksinat kundër COVID-19.

Sipas vlerësimeve të reja nga OBT, vëllimi i tregtisë botërore të mallrave pritet të rritet me 10,8 për qind në 2021 dhe 4,7 për qind në 2022.

Në mars, OBT respektivisht priste një rritje prej 8 për qind dhe 4 për qind.

“Një rikthim i konsiderueshëm mund të pritet duke pasur parasysh shkallën e rënies së tregtisë, që shoqëroi fillimin e pandemisë COVID-19 në vitin 2020, kur vëllimi i tregtisë globale të mallrave u tkurr me 5,3 për qind”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iëeala, në një konference per shtyp.

Sipas ekonomistëve të OBT-së, kjo rritje pritet të modelohet, pasi tregtia e mallrave të kthehet në trendin afatgjatë që ishte para pandemisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga pandemia te rimëkëmbja ekonomike, sfidat e qeverisë këtë mandat
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 5 tetor 2021