Ballina Flash

Bashkëjetesa fetare në Korçë në 2 foto të Arkivave

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Bashkëjetesa fetare si një nga vlerat shqiptare ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën tonë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot dy fotografi nga AQSH të Korçës, qytetit të dijes dhe kulturës, por edhe bashkëjetesës fetare.

Në fotot e vjetra duken qartazi kisha dhe xhamia.

“Korça, margaritari i jugut! Qyteti që lindi dhjetëra patriotë, të penës e të pushkës, që sollën shkollën e lirinë! Qyteti i vatrave atdhedashëse e i mësojtoreve shqipe. Aty edhe ku bashkëjetesa fetare është shembull për botën mbarë!”, u shpreh me këtë rast DPA.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Kriza energjetike, një kërcënim me shtrirje globale
Artikulli tjetërKorçë, prodhimet e kopshteve komunitare iu dhuruan mencave sociale