Ballina Bota

COVID-19 – Lituania rivendos mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura

VILNIUS, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Lituania po rivendos përdorimin e detyrueshëm të maskës së fytyrës në ambiente të mbyllura që nga 1 tetori për shkak të rritjes së infeksioneve koronavirus.

Edhe njerëzit që kanë një certificate vaksinimi do të duhet të mbajnë maska.

Institucionet dhe kompanitë shtetërore gjithashtu u këshilluan që t’i ktheheshin punës me kohë të plotë ose të pjesshme në distancë.

Infeksionet me koronavirus janë rritur ndjeshëm javët e fundit.

Sipas informacioneve zyrtare, 656,3 infeksione të reja për 100 000 banorë janë regjistruar në dy javët e fundit.

Një total prej 67,8 për qind e 2.9 milion banorëve të vendit baltik aktualisht janë të vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksioni “Bregdeti Ynë”, vijon prishja e objekteve pa leje në Ksamil
Artikulli tjetërShqipëria dhe Kosova diskutojnë për projektet në infrastrukturë