Ballina Bota

SHKUP – Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

SHKUP, 29 shtator /ATSH/ – Eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbërriti sot pasdite në Shkup për një diskutim gjithëpërfshirës me kryeministrin Zoran Zaev, sipas njoftimit në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne ramë dakord që të fillojmë sa më shpejt zbatimin e projekteve të para kryesore nga Plani Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe konvergjencën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit me BE-në”, shkroi Varhelyi.

“Po presim me padurim Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor,  javën e ardhshme, në Slloveni”.

“Ballkani Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin e BE-së. E ardhmja e rajonit është në BE”, theksoi ai.

Komisioneri evropian tha se kishte diskutuar me Zaev përparimin e zgjerimit të BE-së duke hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTensionet në veri, Peter Stano: Vazhdojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje
Artikulli tjetërLehtësim i procedurave për licensimin e mjekëve