Ballina Flash

Lehtësim i procedurave për licensimin e mjekëve

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me presidentin e Urdhrit të Mjekut dr. Fatmir Brahimaj.

Manastirliu u shpreh se, në këtë takim u diskutua mbi përmirësimin e sistemit të regjistrit kombëtar të mjekëve dhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për licensimin e mjekëve në kuadër të inkuadrimit të shpejtë të mjekëve të rinj në sistem nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin e Urdhrit të Mjekut dr. Fatmir Brahimaj dhe ekipin e tij, për të forcuar urat e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe për të ndërtuar planet e përbashkëta të punës me qëllim fuqizimin e rolit të mjekut, rritjen e performancës në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për qytetarët”, u shpreh ministrja Manastirliu.

“Diskutuam gjithashtu mbi përmirësimin e sistemit të regjistrit kombëtar të mjekëve dhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për licensimin e mjekëve në kuadër të inkuadrimit të shpejtë të mjekëve të rinj në sistem nëpërmjet portalit Mjekë për Shqipërinë”, theksoi Manastirliu.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Artikulli tjetërModernizimi i FA, Peleshi: Partneritet me akademinë ushtarake West Point