Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike

PHENIAN, 27 shtator /ATSH–ANSA/ – Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi, në det të hapur, deklaroi ushtria e Koresë së Jugut.

”Raketa u lëshua nga provinca Chagang, në kufi me Kinën dhe fluturoi drejt Detit të Japonisë, i njohur si Deti Lindor në Korenë e Jugut”, deklaroi shefi i Shtabit të Koresë së Jugut (JCS).

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut shprehu keqardhje për testin e raketave të fqinjës së saj.

”Qeveria japoneze, e cila gjithashtu konfirmoi lëshimin, mendon se është një raketë balistike”, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Rezolutat e OKB -së kanë ndaluar Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat mund të jenë të afta të mbajnë koka bërthamore në varësi të modelit të tyre.

Pheniani testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër disa javë më parë.

Koreja e Veriut më vonë tha se kishte qenë një test i suksesshëm i një lloji të ri të raketave të lundrimit me rreze të gjatë, duke shënuar nisjen e parë të provës në gjashtë muaj.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë, ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave  
Artikulli tjetërKosovë, mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19