TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Në 8-mujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara, eksport /import është 702,1 miliardë lekë dhe 48,7 % e tyre u transportua me det.
INSTAT bëri të ditur sot, se volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, për këtë periudhë është 3241,1 mijë tonë, ose 18,8 % më shumë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020.
Referuar të dhënave në 8-mujorin e 2021 kanë udhëtuar me linjë detare 631.447 pasagjerë, ose 2,4 herë më shumë krahasuar me një vit më parë.
/r.e/























