MOSKË, 24 shtator /ATSH-AA/ – Rusia do të jetë vendi pritës i garës së 15-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara e 15-të e organizimit do të mbahet mbi 53 xhiro në pistën Soçi prej 5,8 kilometrash në rajonin Krasnodar të Rusisë.
Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Rusisë do të zhvillohen nesër në orën 14:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën më 26 shtator në të njëjtën orë.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 7 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 4, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine dhe Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes nga një garë.
Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
- Max Verstappen (Holandë): 226.5 pikë
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 221.5
- Valtteri Bottas (Finlanda): 141
- Lando Norris (Britani e Madhe): 132
- Sergio Perez (Meksikë): 118
Klasifikimi i ekipeve
- Mercedes 362.5
- Red Bull-Honda: 344.5
- McLaren-Mercedes: 215
- Ferrari: 201.5
- Alpine-Renault: 95 /os/





















