OKB – Çavusoglu: Bashkëpunim BE-Turqi për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-AA/ – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pas një takimi me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dha mesazhin se për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal është kusht që Bashkimi Evropian të bashkëpunojë me Turqinë.

Ministri Çavusoglu u takua me Borrellin në Nju Jork ku ai ndodhet për takimet e sesionit të 76-të të Asamblesë Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një deklaratë nga Twitter pas takimit, Çavusoglu tha se “diskutuam për Afganistanin, Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE. Për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal është kusht që BE-ja të bashkëpunojë me Turqinë”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.