Ballina Flash

Kosovë, 5 humbje jete dhe 160 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 22 shtator/ATSH/ Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Në total numri i rasteve aktive është 6.751. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFaza e dytë e rehabilitimit të lumit Gjanica, Subashi: Ripërtëritje urbane e Fierit
Artikulli tjetërFOKUS – Varvitsiotis & Varhelyi: BE-ja të jetë e besueshme në detyrimet ndaj Ballkanit Perëndimor