Ballina Flash

Konkurs fotografik për Ditën Botërore të Ushqimit

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Ka mbetur edhe një muaj për t’u bashkuar në konkursin e fotografisë organizuar nga FAO, për vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore.

“Imagjinoni një botë pa uri, ku të gjithë, pavarësisht nga gjinia, mosha apo të ardhurat, kanë qasje në një dietë ushqyese dhe të shëndetshme. Le ta bëjmë këtë vizion një realitet! Ushqimi që zgjedhim dhe mënyra se si e konsumojmë atë ndikon në shëndetin tonë dhe në planet, duke na bërë të gjithëve pjesë të sistemit ushqimor.

Realizoni një fotografi që tregon shembuj të mirë apo jo të mirë se si prodhohet, korret, përpunohet, transportohet dhe konsumohet ushqimi dhe paraqiteni atë në Konkursin e fotografisë me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit nga FAO për Evropën dhe Azinë Qendrore”, thuhet në njoftimin për shtyp të FAO-s.

Sipas organizatorëve, fotografitë duhet të ilustrojnë një nga katër më të mirat: prodhim më të mirë; ushqim më të mirë; mjedis më të mirë; jetë më të mirë në zonat rurale.

Afati i fundit për dorëzim është 24 tetor 2021.

Katër fitues, një për secilën kategori ‘katër më të mirat’, do të zgjidhen nga një juri dhe do të shpallen në nëntor. Fituesit do të promovohen nga zyrat e FAO-s në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe do të marrin një çantë dhuratë surprizë dhe një certifikatë njohjeje.

Për të interesuarit: http://www.fao.org/europe/resources/wfdphotocontest2021/en/

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 5 shtetas në Korçë
Artikulli tjetërGjiknuri prezanton Manjën si drejtues politik të PS-së të qarkut Dibër