Ballina Flash

”Honda” kompania e parë që do të shesë automjete online

TOKIO, 22 shtator /ATSH-AA/ – Kompania ”Honda Motor” do të shesë automjete online në Japoni dhe kjo metodë e shitjes do të jetë e para në këtë vend.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bazuar në burimet e kompanisë, ”Honda” do të nisë një aplikacion të ri shitjesh brenda Japonisë.

Kompania japoneze mori parasysh kërkesat e klientëve për të shmangur komunikimin ballë për ballë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në këtë kontekst, ”Honda” do të hapë një faqe në internet në fillim të muajit të ardhshëm ku përfshin të gjitha procedurat e shitjes, përfshirë llogaritjet, kontratat dhe kontrollet e kreditit.

Faqja do të shfaqë modelet më të mira me vëllim të lartë shitjesh dhe zona e mbulimit të shitjeve do të zgjerohet nga qendrat e qyteteve në periferi.

Dorëzimet e automjeteve do të bëhen në vendin e autorizuar të shitjeve.

Përmes aplikacionit të ri, kompania japoneze gjithashtu planifikon të zvogëlojë humbjen e klientëve për shkak të pandemisë./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan, veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, arrestohet 31-vjeçari
Artikulli tjetërImportet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, rritje me 8,5 %