FUTBOLL – Pirlo mund të drejtojë Barcelonën

BARCELONË, 22 shtator /ATSH-MIA/ – Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo pretendon të ulet në vendin e trajnerit të Barcelonës, shkroi gazetari Zherar Romero në Twitter.

Siç është theksuar në postimin e gazetarit, Pirlo 42-vjeçar është kandidati më i preferuar për kreun e katalanasve.

Në listë janë edhe kandidatët tjerë si ish-lojtari i Barcelonës, Çavi dhe ish-drejtori i Interit dhe Juventusit, Antonio Conte.

Katalanasit kanë fituar tetë pikë në kampionatin spanjoll dhe janë të shtatët në tabelën e klasifikimit.

Pirlo e filloi karrierën e tij si trajner vitin e kaluar te Juventusi, por e braktisi funksionin në fund të sezonit të vitit 2020-21./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.