Depozitat e jorezidentëve në sistemin bankar u rritën me 18%

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Depozitat në sektorin bankar shqiptar nga individët dhe bizneset me rezidencë jashtë vendit janë në rritje të ndjeshme.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat e jorezidentëve në sistemin bankar u rritën në 15.9 miliardë lekë.

Këto depozita janë rritur me 18 % që nga fillimi i këtij viti dhe afërsisht me 13 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Depozitat e jorezidentëve në sektorin bankar është e lidhur kryesisht me emigrantët, që një pjesë të kursimeve të tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë në banka.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i depozitave bankare në fund të korrikut, arriti në  1.34 trilionë lekë, nga të cilat rreth 82 % janë depozita të individëve.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.