TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,665,590 vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së martës shifrat e vaksinimit në total.
Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 7,995 vaksinime.
Dje mbërritën në Rinas edhe 31,590 doza vaksine Pfizer, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. 731,577 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antikovid.























