Kursi i këmbimit, euroja në nivele të qëndrueshme

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan humbi terren në raport me lekun, krahasuar me të premten e javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,26 lekë dhe këmbehet me 103,35 lekë, ndërsa euroja qëndroi në të njëjtën kuotë dhe këmbehet me 121,30 lekë.

Paundi britanik krahasuar me të premten, zbriti në kuotën 141,43 lekë, duke u këmbyer me 0,19 lekë më pak.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 111,73 lekë, ose 0,54 lekë më shumë se javën e shkuar.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.