Ballina Bota

COVID-19 – Finlanda miraton pasaportën e vaksinimit

HELSINKI, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Parlamenti finlandez miratoi sot krijimin e një “pasaporte korona”, edhe pse zbatimi aktual i saj mbetet i pasigurt, për shkak të përmirësimit të situatës shëndetësore në vendi nordik.

Projekti është planifikuar të nisë në fillim të tetorit, me ekzekutivin finlandez që shpreson të heqë kufizimet kundër COVID-19 në mes të tetorit, atëherë kur shpreson të ketë vaksinuar 80 për qind të popullsisë mbi 12 vjeç.

Deri më sot, është vaksinuar vetëm 66,6 për qind e popullsisë.

“Parimi (…) është se nuk do të ketë nevojë për pasaportë shëndetësore”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Krista Kiuru, gjatë një konference për shtyp.

“Megjithatë, certifikata e imunizimit mund të jetë e nevojshme në zona të caktuara, në rast shpërthimesh të rëndësishme, me kufizime të tjera”, saktësoi ajo.

Kiuru argumentoi se “pasaporta shëndetësore finlandeze nuk është një kufizim, por një çlirim nga kufizimet”.

Finlanda është një nga vendet me shifrat më të ulëta të COVID-19 në Evropë, me pak më shumë se 1 000 vdekje dhe 137 000 raste për gati 5,5 milionë banorë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUra e re e Dërmënasit, nxit turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë e Fierit
Artikulli tjetërShqipëri – Kosovë, projekte madhore infrastrukturore dhe bashkëpunim të ndërsjelltë