Ballina Flash

7 vjet nga vizita e Papa Françeskut, shpalli martirët e Klerit Katolik

TIRANË 21 shtator /ATSH-I.Vata/ Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, 21 Shtator, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kujton vizitën e Papa Françeskut, i cili shpalli martirët e klerit katolik në Shqipëri.

Më 21 shtator 2014, Papa Françesku vizitoi Shqipërinë.  “Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes”, u shpreh ai.

Dashuria për njeriun dhe dinjiteti me të cilin u përballën me dhunën, çnjerëzimin, ndasitë dhe përçarjen shoqërore, martirët dhe viktimat e komunizmit, sot pa zë, janë ura nëpërmjet të cilave ata denoncojnë dhe vijnë në të tashmen.

Në AIDSSH ruhen shumë dosje të përndjekjes dhe vuajtjes së klerikëve të dënuar, ekzekutuar, zhdukur, nga viti 1945 deri në 1974, mes të cilëve dosje të martirëve të Kishës Katolike.

Dom Ndre Zadeja, prift, poet, martiri i parë.

Maria Tuci, aspirante murgeshë.

Imzot Vinçenc Prennushi, françeskan, ipeshkv, poet.

Imzot Frano Gjini, ipeshkv.

Imzot Jul Bonati, meshtar intelektual.

Dom Alfons Tracki, prift gjerman.

Dom Anton Muzaj.

Dom Anton Zogaj, famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit.

Dom Dedë Maçaj,

Dom Dedë Malaj,

Dom Dedë Plani,

Dom Ejëll Deda, famullitar,

Dom Jak Bushati,

Papa Josif Mihali,

Dom Zef Maksen, meshtar gjerman.

Dom Lazër Shantoja, meshtar, njeri i kulturës, letërsisë e artit.

Dom Lekë Sirdani, prift, shkrimtar.

Dom Luigj Prendushi.

Dom Marin Shkurti, meshtar.

Dom Mark Gjani, meshtar.

Dom Mikel Beltoja.

Dom Ndoc Suma.

Dom Pjetër Çuni, prift.

Dom Shtjefën Kurti, prift.

Atë Bernardin Palaj, frat, poet, muzikant.

Atë Çiprian Nika, françeskan.

Atë Gaspër Suma, rregulltar.

Atë Gjon Shkallu, frat filozof.

Atë Karl Serreqi, frat.

Atë Mati Prendushi, frat.

Atë Serafin Koda: frat françeskan.

Vëlla Gjon Pantalia: jezuit.

Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë.

 

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Bezos ofron një miliard dollarë për mbrojtjen e tokës dhe detit
Artikulli tjetërNgrihet kantieri i pallatit 458 në Shkozet, Sako: Banorët në banesa pas 10 muajsh