Ngrihet kantieri i pallatit 458 në Shkozet, Sako: Banorët në banesa pas 10 muajsh

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Në Shkozet të Durrësit ka filluar ngritja e e kantierit të ndërtimit të pallatit 458, të prishur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi një takim me banorët e këtij pallati të cilët pas rreth 10 muajsh do të jenë brenda në banesat e tyre, ashtu siç u është premtuar.

Kryebashkiakja Sako thekson se ata do të kenë banesa më të sigurta e më të bukura se më parë.

“Me banorët e pallatit 458 në Shkozet ku ka filluar ngritja e kantierit të ndërtimit të objektit siç u kemi premtuar. Pas rreth 10 muajsh ata do të jenë brenda në banesat e tyre më të sigurta e më të bukura se më parë”, shprehet kryebashkiakja Sako pas takimit me banorët.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.