Ballina Bota

SHBA – Bezos ofron një miliard dollarë për mbrojtjen e tokës dhe detit

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Një miliard dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin, është angazhimi i miliarderit Jeff Bezos për të mbrojtur 30% të planetit deri në vitin 2030, në përpjekje për të parandaluar zhdukjen në masë të territoreve.

Projekti ”Bezos Earth Fund” nuk identifikon grupe ose nisma për të cilat janë parashikuar këto fonde.

“Ne do t’i japim përparësi zonave të rëndësishme për biodiversitetin dhe ne do të theksojmë rolin qendror të komuniteteve lokale”, theksoi Bezos për ”Washington Post”.

Përveç nismës për ambientin Bezos ka ndërmarrë hapa edhe në hapësirë.

Bezos bëri një ofertë për ”Blue Origin” për të mbuluar kosto deri në 2 miliardë dollarë këtë vit dhe gjatë dy viteve të ardhshme për zhvillimin dhe prodhimin e një zbarkuesi hënor, nëse kompania autorizohet për të garuar përsëri kundër ”SpaceX” të Elon Musk./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në Krujë: Kemi siguruar vaksinat antikovid falas në çdo komunitet
Artikulli tjetër7 vjet nga vizita e Papa Françeskut, shpalli martirët e Klerit Katolik