Ballina Ekonomi

OSHEE: Zonat në Pukë e Kukës ku do të ketë shkëputje të energjisë

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton  se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në datën 21 shtator në disa zona në Pukë dhe në datën 23 shtator në disa zona në Kukës.

OSHEE njofton se për shkak të remontit të parashikuar në zbarrat 35 e 10 kV në NST Tuc, në datën 21 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në disa zona në Pukë.

Sipas OSHEE-së, do të ketë shkëputej të energjisë elektrike në zonat: Lumbardh, Tuc, Kimëz, Miniera Munellë, Miniera Lak Roshi.

Ndërkohë që për shkak të remontit të planifikuar në linjën 35 kV Kalimash – Krumë, në datën 23 shtator gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Kukës: Krumë, Zahrisht, Pla, Nikoliq, Pla Krumë, Vllahen, Bardhej, Helshan, Kostur, Perollaj, Ukperaj, Zogaj, Kepenek, Xhuxhe, Qarr, Golaj, Letaj, Zgjeç, Pla, Brat, Dobrune, Cahan, Kishaj, Mujaj, Pogaj, a Fajze, Brenoge, Vranisht, Sefoll, Metaliaj, Myc-Has, Tregtan, Liqe Kuq, Pekë, Gajrep.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon shembja e ndërtimeve pa leje në Radhimë, Çuçi: Do çlirojmë çdo hapësirë të zaptuar
Artikulli tjetërDhënie ndihme për kalim kufiri, ndalohen 2 persona në Kurbin