Dhënie ndihme për kalim kufiri, ndalohen 2 persona në Kurbin

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Policia e Shtetit parandaloi dhe goditi një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Shërbimet e njësisë së Policisë Rrugore për sigurinë e autostradës Milot-Morinë ndaluan sot dy drejtues mjetesh që po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Aksioni u zhvillua në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Shërbimet e njësisë së Policisë Rrugore për sigurinë e autostradës Milot-Morinë kapën në kushtet e flagrancës, në Skuraj, Kurbin, dy drejtues mjetesh që po transportonin emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.