Parashikimi i motit, 19 shtator 2021

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do ndikohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën qendrore veriore. Pas orëve të drekës intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje  me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek.Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/29 Shi diell
Kukës 15/26 Shi diell
Lezhë 17/29 Shi diell
Dibër 16/27 Shi diell
Durrës 16/31 Shi diell
Tiranë 20/32 Shi diell
Elbasan 15/29 Shi diell
Berat 14/32 Shi diell
Vlorë 20/32 Shi diell
Korçë 16/27 Shi diell
Gjirokastër 15/33 Re diell
Sarandë 14/30 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.