CUPERTINO, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Kompania “Apple Inc” ka bërë një përditësim, urgjent të programeve në aplikacionin e tij iMessages për të bllokuar një program spiun pa klikim, që mund të infektojë iPhone dhe iPad.
Sipas kompanisë, përditësimi i sigurisë u lëshua pasi u përcaktua se e meta mund të shfrytëzohej, nëse një përdorues merr një skedar PDF të krijuar me keqdashje.
E meta u zbulua nga njësia e kërkimit kibernetik të Universitetit të Torontos, Citizen Lab.
Sipas studiuesve të sigurisë, Grupi NSO, me bazë në Izrael, e përdori të metën për të shfrytëzuar dhe infektuar pajisjet e fundit me program antivirus.
E meta lejon piratët kibernetikë të kenë akses në pajisjet Apple përmes shërbimit iMessages edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë në një lidhje ose skedar, i njohur si shfrytëzim me klikim zero.
Çështja mund të prekë të gjitha pajisjet e Apple, përfshirë iPhone, Mac dhe Apple Watches.
Apple iMessage konsiderohet të jetë një nga aplikacionet më të sigurta të mesazheve.
Gjigandi i teknologjisë e ka lëshuar përditësimin në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watch përmes përditësimeve të programit iOS 14.8, iPadOS 14.8, macOS 11.6 dhe watchOS 7.6.2./ /ervo/























