Ballina Bota

FRANCË – Le Drian: Çështja e nëndetëseve do të rëndojë mbi të ardhmen e NATO-s”

PARIS, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian e quajti një shkelje serioze të besimit krizën e shkaktuar nga marrëveshja për nëndetëset mes SHBA-së, Australisë dhe Britanisë së Madhe, ndërsa theksoi se ajo do të rëndojë mbi të ardhmen e NATO-s.

“Në një aleancë të vërtetë ne flasim me njëri-tjetrin, ne respektojmë njëri-tjetrin. Ky nuk ishte rasti”, vuri në dukje ministri.

“Për herë të parë në historinë midis SHBA-së dhe Francës, ne thirrëm ambasadorin tonë për konsultime”, vazhdoi ai.

Sipas Le Drian, kjo marrëveshje përbën një akt të rëndë politik, që përfaqëson peshën e krizës midis Francës, SHBA-së dhe Australisë dhe që do të rëndojë mbi të ardhmen e aleancës së Atlantikut./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi edhe të dielën në Kosovë, qytetarët me dy doza kërkojnë masa më të lehta
Artikulli tjetërCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 780 raste të reja dhe 6 humbje jete