Ballina Bota

BRUKSEL – BE akuzon ”Gazprom” për manipulim të tregut

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Disa anëtarë të Parlamentit Evropian akuzuan kompaninë ruse të gazit ”Gazprom” për manipulim të mundshëm të tregut në funksion të një rritjeje “të paparë” të çmimit.

Ndër të tjera, ligjvënësit kritikuan refuzimin e ”Gazprom” për të rezervuar kapacitetet e transportit të gazit përmes sistemeve ekzistuese të tubacioneve.

Ata thanë se kompania e zvogëloi prodhimin e saj.

”Kjo sugjeron që rritja rekord e çmimit të gazit natyror në Evropë javët e fundit mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i manipulimit të qëllimshëm të tregut dhe veprimeve të Gazprom”, kritikuan ligjvënësit.

Letra i kërkon Komisionit të BE -së të hapë një hetim.

Autoritetet e Brukselit konfirmuan se e kishin marrë letrën, ndërsa ”Gazprom” i mohoi akuzat.

”BE do të marrë gjithçka të rënë dakord në kontrata”, theksoi kompania, sipas agjencisë Interfax.

Kremlini zyrtar ka mohuar se Rusia ka të bëjë me rritjen aktuale të çmimeve./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB: Bota drejt katastrofës klimatike
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 849 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19