Ballina Bota

BERLIN – Merkel u kërkon gjermanëve të vaksinohen

BERLIN, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje  sot qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi qeveria do të ndërtojë qendra shtesë të vaksinimit, në një përpjekje për të rritur normat e tij.

“Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për të marrë një vaksinë”, tha Merkel në një video mesazh.

“Prandaj ju kërkoj që të mbroni veten dhe të tjerët. Vaksinohuni!”, tha ajo.

Gjatë ditëve të ardhshme, vendet e vaksinimit do të krijohen në të gjithë vendin.

”Për fat të keq, megjithatë, numri i infeksioneve të reja ditore të koronavirusit në vend po rritet përsëri”, tha Merkel.

Rreth katër milionë gjermanë janë infektuar me virusin dhe mbi 90 000 kanë vdekur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendrat shëndetësore verore, Manastirliu: Më shumë se 50 mijë vizita dhe shërbime
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 13 shtator 2021