Ballina Aktualitet

Soreca: Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca uroi sot deputetët e Kuvendit si dhe kryetaren e re, Lindita Nikolla.

Përmes një reagimi Soreca u shpreh se, roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE dhe se BE pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit.

“Urime anëtarëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe Kryetares së re, Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit”, deklaroi ai. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV: Felipçe paraqet dorëheqjen pas zjarrit në spitalin COVID-19
Artikulli tjetërBEJRUT – Libani formon qeverinë mes krizës së thellë ekonomike