SEUL, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut organizoi një paradë me traktorë dhe kamionë zjarrfikës në vend të tankeve dhe raketave të zakonshme, e treta në të paktën një vit në këtë vend të pajisur me energji bërthamore, njoftuan mediet shtetërore.
Parada ishte më pak provokuese se ato të mëparshmet, këtë herë e përbërë nga anëtarë të Ministrisë së Hekurudhave, linjës ajrore ”Air Koryo” apo kompleksit të mbetjeve ”Hungnam” pa shfaqjen e armëve strategjike.
”Udhëheqësi Kim Jong Un u shfaq me një kostum gri të hapur në mesnatë gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve dhe dërgoi përshëndetje të ngrohta për të gjithë popullsinë e vendit”, raportoi KCNA, e cila nuk citon pjesë nga fjalimi.
“Ne po mbikëqyrim nga afër situatën”, theksoi një zyrtar i Ministrisë koreano-jugore të Mbrojtjes.
Publiku, pa maska ka mundur të shikojë studentët e pajisur me armë zjarri, agjentët të veshur me kominoshe portokalli dhe maska gazi si dhe njësitë paraushtarake me motor, sipas imazheve të publikuara.
Pheniani ka përdorur parada ushtarake në disa raste në të kaluarën për të dërguar mesazhe jashtë vendit dhe njerëzve të tij, zakonisht në ditëlindje të caktuara.
Sot është 73-vjetori i themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, emri zyrtar i gadishullit verior./ /ec/












