MADRID, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Një 19-vjeçare e lindur në Logrono, Spanjë, kërkon kompensim prej mbi tre milionë eurosh pasi ishte shkëmbyer në lindje me një person tjetër dhe ishte duke u rritur në një familje tjetër nga ajo biologjike.
Rasti i bujshëm u zbulua nga gazeta lokale ”La Rioja” e më pas u pasua edhe në median kombëtare.
Sipas raportimeve, dy vajzat kanë lindur në të njëjtën ditë në një spital në Logrono.
Të sapolindurat ishin inkubuar para kontaktit me nënat përkatëse dhe shkëmbimi do të ndodhte pas asaj faze.
Sidoqoftë, u deshën 15 vjet para se njëra nga të dy të përfshirat, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, të konstatonte gabimin e bërë./ /os/





















