VJENË, 7 shtator /ATSH-AFP/ – Irani ka rritur ndjeshëm sasinë e uraniumit shumë të pasuruar të prodhuar muajt e fundit, sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
“Sipas vlerësimeve në fund të gushtit, Teherani e ka rritur stokun e tij të uraniumit të pasuruar në 60 për qind në 10 kilogramë, kundrejt 2,4 kilogramë në maj, ndërsa ai i pasuruar me 20 për qind u rrit nga 62,8 kilogramë deri në 84,3 kilogramë”, shkruhet në raport.
Kjo rritje përtej kufirit të autorizuar prej 3,67 për qind bie në kundërshtim me angazhimet e marra sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare të Iranit për armët bërthamore në vitit 2015./ /ervo/


















