Ballina Bota

GJERMANI – Scholz: Fëmijët në shkollë, jo më lockdown

BERLIN, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Ne nuk do të kemi asnjë bllokim tjetër dhe mund t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla, deklaroi zëvendëskancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një fjalimi në Bundestag.

Kandidati i SPD-së për kancelar theksoi se ”Gjermania ka arritur deri këtu, pra, duke e kaluar krizën pandemike, pasi vendi dhe qeveria ishin të bashkuar”.

”Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka tejkaluar shifrën katër milionë”, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Në Gjermani 65,7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61,2 për qind dozën e dytë./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrishtina sërish me më shumë raste aktive me COVID-19
Artikulli tjetër6 anije tregtare me rreth 22 mijë tonë mallra përpunohen në Portin e Durrësit