Ballina Bota

BRUKSEL – Ekonomia në rritje të lehtë në T2

BRUKSEL, 7 shtator /ATSH-AFP/ – Rritja në zonën e euros u rishikua pak lart, në 2,2 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me të parin, sipas një vlerësimi të ri të Eurostat, i publikuar sot.

Ekonomia evropiane u kthye në rritje të fortë nga prilli deri në qershor, duke përfituar nga përparimi në vaksinimin kundër COVID-19 dhe heqja graduale e kufizimeve shëndetësore.

Vlerësimi i mëparshëm për 19 vendet që ndajnë monedhën e vetme ishte 2 për qind.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020 dhe tremujorin e parë të 2021, blloku pësoi një recesion me PBB-në me 0,4 për qind dhe 0,3 për qind respektivisht.

Për BE-në në tërësi, PBB-ja u rrit me 2,1 për qind në tremujorin e dytë, kundrejt një vlerësimi fillestar prej 1,9 për qind.

Ky rikthim pason një rënie prej 0,2 për qind dhe më pas 0,1 për qind gjatë dy tremujorëve të mëparshëm.

Përmirësimi i rritjes pati pasoja në tregun e punës, me numrin e të punësuarve deri në 0,7 për qind midis prillit dhe qershorit në zonën e euros.

Sidoqoftë, ekonomia eurozonës mbetet 2,5 për qind nën nivelin e saj më të lartë në T4 2019, para shpërthimit të COVID-19.

Ai i BE-së mbetet 2,2 për qind më poshtë, ndërsa PBB-ja e SHBA-së tashmë e ka tejkaluar nivelin e saj të para krizës, me 0,8 për qind në pranverë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri – Bosnjë-Hercegovinë, bashkëpunim në fushën e statistikave
Artikulli tjetërMASHTI dhe Down Syndrome Kosova me marrëveshje bashkëpunimi