Ballina Ekonomi

Kontrolli Teknik për mjetet e rënda, DPSHTR: Vjen kolaudimi te parku

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Në ndihmë të subjekteve, për të mos ngarkuar trafikun e qarkullimin, për të ulur ndotjen e rrezikun që lëvizja e mjeteve të rënda shkakton, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka nisur ofrimin e shërbimit të kolaudimit, në shembullin e EasyCheck të Kontrollit Fizik, duke dërguar ekipin te subjekti.

“Ky shërbim i dedikuar, për të garantuar cilësinë e standardet e të cilit po vijojmë trajnime e investime në pajisje të teknologjisë më të fundit, programohet me rezervim, pranë QKT-ve tona rajonale”, bën të ditur DPSHTRR.

Kontrolli teknik i mjeteve, ose siç njihet kolaudimi, ka qenë një shërbim i ofruar përmes një koncesioni për gati 11 vite. Nga dhjetori i 2020-s ky shërbim i është rikthyer shtetit dhe kryhet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Me kalimin e këtij shërbimi nga kompania koncesionare te shteti, qytetarët duhet të paraqiten një herë në 2 vite dhe jo çdo vit siç ishte më parë për të kryer kontrollin teknik të mjetit të tyre. Kjo çon automatikisht në përgjysmimin e tarifës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Kosovës shënon 22 vjetorin e themelimit
Artikulli tjetërKredia për individë, rritje 83% me bazë vjetore