Ballina Flash

COVID-19 – EMA: Dozë e mundshme përforcuese për imunodepresivët

BRUKSEL, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Personat me sistem imunitar të dobësuar rëndë, të cilët nuk arrijnë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes nga vaksinimi i tyre standard mund të kenë nevojë për një dozë” shtesë “, si pjesë e vaksinimit të tyre parësor, deklaroi sot Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

“Dozat përforcuese u jepen të vaksinuarve, të cilët kanë përfunduar vaksinimin parësor, për të rikthyer mbrojtjen nëse ka rënie të saj”, shpjegoi EMA.

Rregullatori evropian ka filluar të vlerësojë një aplikim për përdorimin e një doze përforcuese të vaksinës Comirnaty (Pfizer -BioNTech), që do të administrohet gjashtë muaj pas dozës së dytë, te personat e moshës 16 vjeç e lart.

Vlerësimi do të bëhet në bazë të të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike dhe rezultati pritet “brenda javëve të ardhshme, përveç nëse kërkohet informacion shtesë”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve
Artikulli tjetërRrëfimet e afganëve të strehuar në Shqipëri, Rama: Mes nesh për t’i ikur të shkuarës e ringritur të ardhmen