Ballina Bota

GJERMANI – Merkel kërkon vazhdimin e diskutimeve me talebanët

BERLIN, 5 shtator /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri sot thirrje për dialog me talebanët, të cilët do të njoftojnë qeverinë e tyre të re në Afganistan, për të mundësuar vazhdimin e evakuimeve nga Kabuli.

“Ne thjesht duhet të flasim me talebanët mbi mënyrën se si ne mund të mundësojmë daljen nga vendi të personave që kanë punuar për Gjermaninë dhe për t’i siguruar ata”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi./ ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana çdo ditë e më shumë turistike, destinacion kurioz për të huajt
Artikulli tjetërKontrolle me radar në bypass-in e Fierit, pezullohen 54 patenta dhe 71 masa administrative