Ballina Bota

SHBA – Biden: Rimëkëmbja ekonomike e qëndrueshme dhe e fortë

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi sot se rritja ekonomike në SHBA është e qëndrueshme dhe e fortë, pavarësisht ngadalësimit të krijimit të vendeve të punës në gusht, për shkak të variantit Delta.

“Ajo që ne po shohim është një rimëkëmbje e qëndrueshme dhe e fortë ekonomike”, tha Biden.

“Megjithatë, pavarësisht përparimit që kemi bërë, ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në rimëkëmbjen tonë ekonomike”, shtoi ai.

Ngadalësimi i mprehtë në tregun e krijimit të vendeve të punës vjen pas dy muajsh përparim të fortë: më shumë se një milion vende pune u krijuan në korrik dhe 962 000 në qershor./ /ervo/

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria buzëqesh”, 1.5 milionë vaksinime deri sot
Artikulli tjetërFluks në rritje i vaksinimeve, Tomini: E rëndësishme të ketë mbulesë vaksinale të lartë