Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: BE synon të ruajë praninë në Kabul

BRUKSEL, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Vendet e BE-së do të koordinohen për të siguruar një prani në Kabul, pavarësisht marrjes së pushtetit nga talebanët, por me kusht që të garantohet siguria, tha sot ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell.

“Ne kemi vendosur të punojmë së bashku, për të koordinuar kontaktet tona me talebanët, përfshirë nëpërmjet një pranie në Kabul (…), nëse kushtet e sigurisë e mundësojnë atë”, tha Borrell.

“Kjo prani synon të lejojë evakuimin e vazhdueshëm të personave, të cilët dëshirojnë të largohen nga Afganistani”, shpjegoi zyrtari spanjoll.

Ai, gjithashtu, përmendi nevojën për të vazhduar bashkëpunimin me vendet fqinje të Afganistanit përmes “një platforme rajonale të bashkëpunimit politik”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 895 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetërRimëkëmbja e biznesit, Cosolve-19 asiston 160 ndërmarrje të turizmit