Ballina Flash

Studimi: Ndotja e ajrit në Indi mund të shkurtojë jetën e njerëzve deri në 9 vjet

NJU DELHI, 2 shtator /ATSH-AA/- Ndotja e ajrit e cila ka arritur nivele të rrezikshme në Indi mund të shkurtojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Sipas lajmit të CNN, studimi i publikuar nga Instituti i Politikave të Energjisë i Universitetit të Chicago-s (EPIC) zbuloi se e gjithë popullsia indiane prej rreth 1.3 miliardë banorë po përballet me një nivel të rrezikshëm të ndotjes që tejkalon nivelin e ndotjes të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Qeveria indiane në vitin 2019 nisi një fushatë kombëtare për ajër të pastër për të zvogëluar ndotjen e ajrit për 30 për qind deri në vitin 2024.

Në studimin në fjalë, thuhet se ndotja e ajrit arriti nivele edhe më të këqija, veçanërisht në pjesën perëndimore në provincën Maharashtra të vendit dhe në pjesën qendrore të vendit në Madhya Pradesh.

Në studim thuhet se ndotja e ajrit, e cila ka arritur nivele shumë të rrezikshme në Indi, mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Më tej theksohet se niveli i ndotjes në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, është mjaft i lartë dhe se me zvogëlimin e ndotjes së ajrit sipas kritereve të OBSH-së mund të shtohet jetëgjatësia e banorëve të New Delhit deri në 10 vjet. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrollet për sigurinë rrugore, arrestohen në flagrancë 15 drejtues mjetesh
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – WhatsApp gjobitet 225 milionë për shkelje të ligjeve të privatësisë në BE