TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu sot 166 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.
Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve zyrtare në operatorë të biznesit ushqimor janë dhënë 20 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku, janë marrë 38 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
/j.p/r.e/












