Ballina Ekonomi

Kredia për individët u rrit me 39 % në korrik 

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Sistemi bankar po shfaq ecuri mjaft pozitive në kreditimin e  individëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë muajit korrik të këtij viti kredia për individët u rrit me 39 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kredia për individët po mbështetet sidomos nga një kërkesë mjaft e lartë për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Ndërsa normat e ulëta të interesit dhe gatishmëria e bankave për të financuar në këtë segment ka nxitur individët të marrin hua për të investuar, kryesisht në banesa dhe sipërmarrje të reja biznesi.

Në fund të 7-mujorit, portofoli total i kredisë për individët është rritur me 58 %, me bazë vjetore. Ndërsa totali i kredisë për ekonominë arriti vlerën 133.6 miliardë lekë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat e reja antikovid, Braçe: Të domosdoshme, qytetarët të vaksinohen
Artikulli tjetërDrejtoria e Transporteve: Shërbimi në sportele sipas protokollit kundër COVID-19