Ballina Ekonomi

Fundjava në portin e Durrësit, përpunohen 7 anije

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Në portin e Durrësit vijon edhe sot përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 7 anije me 25 956 tonë mallra gjithsej, si zink, çimento, hekur, melamin, xhama, dhe 662 konteinerë.

Konkretisht po përpunohen 4 anije me 16 459 tonë mallra si zink, çimento, hekur, melamin dhe janë në pritje 3 anije me 9497 tonë mallra si xhama, skrap, çimento.

Ndërsa në radë është anija “Mando” me 412 konteinerë dhe anija “Contshipeco” me 250 konteinerë.

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në portin e Durrësit u përpunuan rreth 2,56 milionë tonë mallra të ndryshme.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla përkujton 77-vjetorin e Batalionit Partizan të Polisit
Artikulli tjetërCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 905 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit