TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar 77-vjetorin e themelimit të Batalionit Partizan të Polisit në Librazhd.
Balla deklaron se në Luftën e Dytë Botërore shqiptarët u angazhuan në një përpjekje të madhe dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.
“Në Luftën e Dytë Botërore ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, përmes luftës heroike partizane u angazhuan në një përpjekje të madhe dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist”, thekson Balla.
/k.s/j.p/






















