Ballina Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Jo njohje e menjëhershme e regjimit taleban nga Uashingtoni

UASHINGTON, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë sot çdo mundësi për njohjen e menjëhershme të regjimit taleban nga SHBA-ja ose aleatët e saj.

“Unë dua të jem shumë e qartë: nuk do të ketë nxitim për ndonjë njohje nga SHBA-ja ose partnerët ndërkombëtarë me të cilët kemi diskutuar”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë një deklarate për shtyp.

SHBA-ja është në kontakt të rregullt me ​​talebanët, ndërsa po përpiqet nëpërmjet një operacioni të rrezikshëm për të evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga Afganistani./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBelgjika do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike
Artikulli tjetërMINT subvencionon bizneset me 3 milionë e 650 mijë euro